Skuadrat shqiptare pjesëmarrëse në Europa Leugue për edicionin e sivjetëm, kanë njohur kundërshtarët e tyre në turin e parë. Flamurtari, fitues i Kupës së Shqipërisë, Kukësi fitues i vendit të dytë dhe Laçi i vendit të tretë në kampionat, kanë nisur llogaritë me emra konkretë. Në turin e parë Kukesi do të ndeshet me skuadren nga Kazakistani FC Kayrat. Takimi i pare do te luhet ne 3 korrik ne Kazakistan dhe kthimi ne 10 Shqipëri. Ekipi fitues i kupës, Flamurtari, do të ndeshet me Sion Bolnisin. Takimet do të luhen në Gjeorgji në 3 korrik dhe në Shqipëri në 10 korrik. Po kështu edhe Laçi ka njohur kundërshtarin e tij që është skuadra e Rudar Velenje e Sllovenisë. Takimet do të zhvillohen neë 3 korrik në Slloveni dhe pas një jave në Shqipëri.
Edicionin e kaluar Kukësi që debutonte për herë të parë bëri një performance të shkëlqyer duke u kualifikur deri në turin e tretë, po kështu në Europa League figure të mirë bëri dhe Skenderbeu qe pas eliminimit në Champions u largua vetëm prej penalltive në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm evropian.

















