Kampionati Europian Shqipëri U17 ka startuar sot me ndeshjen hapëse Shqipëri-Portugali, të luajtur në stadiumin “Arena Kombëtare”, sfidë që përfundoi me rezultatin 0-3 në favor të portugezëve.
Ndeshjes i parapriu një ceremoni e organizuar në detaje nga FSHF plot me numra artistikë dhe motive tradicionale shqiptare, ndërkohë që të pranishëm në stadium ishin 8662 tifozë.
Trajneri i Shqipërisë U-17, Andrea Tedesco, e nisin ndeshjen me këtë formacion: Huli; Kurti, Gecaj, Llana, Nuhaj, Gjoka, Sylejmani, Ferati, Vukaj, Ramku, Kulla.
Kuqezinjtë e nisën mirë ndeshjen duke luajtur si të barabartë në lojë dhe në zotërimin e topit. Gjithsesi, në minutën e 36-të Portugalia kaloi në avantazh me golin e shënuar nga Rafael Quintas, i cili u tregua i saktë me kokë në zonë pas një krosimi nga e djathta.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e luzitanëve, ndërsa në pjesën e dytë Shqipëria u përpoq vazhdimisht të thyente mbrojtjen e hekurt të Portugalisë vazhdimisht.
Në minutën e 66-të, miqtë do të fitonin një 11-metërsh pas një kontakti në zonë dhe nga pika e bardhë tregohet i saktë Mide, i cili arrin të mposhtë Hulin.
Trajneri Tedesco kryen disa zëvendësime duke freskuar skuadrën me kuqezinjtë që përpiqen vazhdimisht të gjejnë rrugën e rrjetës, po pa sukses.
Në minutën e 81-të , Portugalia arrin të shënojë edhe golin e tretë me anë të Manuel, ndërkohë që në minutën e 92-të Soares shënon edhe golin, që sigloi fitore 4-0 të Portugalisë. Ndeshja e dytë e Shqipërisë U-17 në Grupin A do të luhet ndaj Gjermanisë më 22 maj në stadiumin “Elbasan Arena”.


















