Euro U-19 për vajza/ Nesër ndeshja e dytë e kualifikueseve, Shqipëria përballet me Turqinë - FSHF

Euro U-19 për vajza/ Nesër ndeshja e dytë e kualifikueseve, Shqipëria përballet me Turqinë

Shqipëria e vajzave U-19 do të luajë nesër ndaj Turqisë në “Shtëpinë e Futbollit” në ora 15:00 ndeshjen e radhës të raundit të dytë të kualifikueseve të Europianit 2026.

Pas barazimit 2-2 kundër Malit të Zi, skuadra është rikthyer në fushë dhe ka vijuar me përgatitjen për ndeshjen e radhës ndaj përfaqësueses turke. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i gjithë ekipi i drejtuar nga Daniela Kodra është në formë të mirë dhe gati për përballjen nesër.

Ndeshja Shqipëri – Turqi do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” dhe do të transmetohet live në FSHF Tv. Për të gjithë tifozët, hyrja në stadium do të jetë falas.

 


Duke kontrolluar karten...