Euro U-19 femra, Shqiperia humbet thelle - FSHF

Euro U-19 femra, Shqiperia humbet thelle

Shqipёria e ka nisur me humbje ndeshjen e parё tё fazёs eliminatore Euro 2017 nё futboll pёr femra, kategoria U-19.
Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede ёshtё mposhtur me rezultatin e thellё 11-0 nё “Selman Stёrmasi” nga Skocia.
Skocezet kanё zhvilluar njё lojё mjaft tё mirё dhe kanё arritur tё shenojne 6 herё nё pjesёn e parё dhe 5 nё tё dytёn nё portёn e Raxhimit. Vajzat e teknikut Dede tentuan nё minutat shtesё duke rrezikuar portёn e Flaherty por nuk ja dolёn te shenojne golin e nderit.
Ndёrsa sfida mes Qipros dhe Serbisё nё “ Niko Dovana” ёshtё mbyllur nё shifrat 0-3.
Dy takimet e radhёs do tё zhvillohen mё datё 16 shtator. Shqipёria do tё presё pёrfaqёsuesen e Serbise nё kryeqytet, ndёrkohё Skocia do te luaje nё Durrёs ndaj Qipros.

Ndeshjet e zhvilluara sot

Qipro – Serbi 0-3

GolatKovacevic 17’, Savanovic 67’, 83’

Shqipёri – Skoci 0-11

Golat:Gallacher 3’, Cuthbert 16’, 30’,50’, 63’, Hanson 32’, 39’, Mullen 34’, Kerr 67’, Gornet 88’, Boyce 90’

Grupi 4

Skoci

Serbi

Qipro

Shqipёri


Duke kontrolluar karten...