Euro U-19 femra, Norvegjia e para - FSHF

Euro U-19 femra, Norvegjia e para

Norvegjia, ka arritur që të zerë vendin e parë në grupin e tretë, Eliminator të Kampionatit Europian, që është zhvilluar në qytetet Fier dhe Vlorë nga data 13-18 shtator. Vajzat U-19 të Norvegjisë kanë kryesuar grupin, pasi në ndeshjen e fundit, ka arritur të kapërcejë Skocinë me një barazim pa gola 0-0 në “Loni Papuçiu” të qytetit të Fierit. Të dy takimet janë luajtur në të njëjtin orar, në 15.00.

Shqipëria, është mundur në stadiumin “Flamurtari” të qytetit të Vlorës me rezultatin 0-5, duke sigluar humbjen e tretë në këto Eliminatore. Ekipi ynë, pavarësisht rezultateve, konkurronte për herë të parë, në një kompeticon zyrtar dhe i duhet shumë punë për të arritur në nivelet e futbollit europian të moshave, për femra.

 

Renditja e grupit:

1. Norvegjia    3          2         1          0         14-1                 7

2. Skocia        3          2         1          0         11-1                 73. Polonia       3          1         0          2         6-6                   3 4. Shqipëria    3          0         0         3         0-24                  0  


Duke kontrolluar karten...