Shqipëria arriti fitoren e parë në fazën eliminatore të Kampionatit Europian të futbollit për femra. Kjo eshte e para fitore zyrtare e kombetares U-19 ne ndeshje zyrtare dhe per kete arsye mund te konsiderohet historike. Pas dy humbjeve radhazi ndaj Skocisë dhe Serbisë që gjenden në të njëjtin grup, vajzat e teknikut Nevil Dede, kanë mposhtur në “Selman Stërmasi” përfaqësuesen e Qipros me rezultatin 2-0.
Ka qenë mesfushorja Koldashi e cila i ka dhënë fitoren e parë dhe me të rendesishmen në grup skuadrës me dygoleshin e saj në minutat 22’ dhe 33’ të ndeshjes.
Shqipëria e mbylli e treta me tre pikë renditjen e grupit te katert, ku kreun e mban Serbia me 9 pikë, e ndjekur nga Skocia me 6 pike dhe Qipro që mbyll tabelën me 0 pikë.
Kombëtarja U-19 e femrave, është krijuar vetëm kater vite më parë, ndërsa kjo, është hera e tretë që merr pjesë në një kompeticion ndërkombëtar futbolli.
Ndeshjet e zhvilluara sot
Shqipëri – Qipro 2-0
Golat: Koldashi 22’, 33’
Serbi – Skoci 3-0 (në tavolinë)

















