Euro U-17 2025/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, nesër luan ndeshjen ndaj Gjermanisë në “Elbasan Arena” - FSHF

Euro U-17 2025/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, nesër luan ndeshjen ndaj Gjermanisë në “Elbasan Arena”

Kombëtarja shqiptare U-17 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin A të Kampionatit Europian, ku do të përballet me Gjermaninë.

Skuadra është stërvitur normalisht pasditen e sotme dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në këtë përballje vendimtare për fatin e kualifikimit.

Ndeshja Shqipëri U-17 – Gjermani U-17 do të luhet nesër, në stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 18:00.

Biletat për këtë takim janë në shitje online në ebileta.al . Në “Elbasan Arena” pritet një atmosferë e zjarrtë për të mbështetur djemtë kuqezi, ashtu si në ndeshjen hapëse në “Arenën Kombëtare”.

 


Duke kontrolluar karten...