Takimin e pare eliminator ne kuader te Kampionatit Europian, ekipi kombetar i Shqiperise per futbollin e salles e ka zhvilluar me Danimarken. Gjithcka ka nisur mire per kuqezinjte te cilet kane shenuar te paret duke kaluar ne avantazh 1-0. Por pas kesaj ka pasur nje renie ne ritmin e lojes e cila ka shtuar gabimet e lojtareve te drejtuar nga trajneri Alban Hasani. Danezet kane zoteruar lojen me veprimet e tyre te sigurta, kane barazuar takimin dhe ne fund e kane mbyllur me rezultatin 4-2 ne favorin e tyre. Ne ndeshjen e dyte ekipi tne kombetar i futsales ka humbur 5-2 perballe Norvegjise. Takimi i trete e i fundit per kombetaren e futsal ishte me i veshtire se te tjeret sepse zviceranet si organizatore ishin pergatitur me mire dhe luanin ne fushen e vet. Fitorja e tyre ndaj kuqezinjve ishte e thelle me rezultatin 8-2.

















