EURO 2020/ Moldavi 0-4 Shqipëri - FSHF

EURO 2020/ Moldavi 0-4 Shqipëri

Kombëtarja shqiptare e futbollit e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja ka fituar me rezultatin e thellë, Moldavi 0-4 Shqipëri, në ndeshjen e zhvilluar sonte në mbrëmje në orën 20:45, e vlefshme për EURO 2020.

Shqipëria e ka mbizotëruar këtë ndeshje zyrtare, pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 0-3 për kombëtaren tonë. Golat i shënuan, Cikalleshi ‘22, Bare ’34, Trashi ’40. Në përfundim të pjesës së dytë dhe krejt ndeshjes Rei Manaj ka shënuar golin e 4-t të kuqezinjve.

Përfaqësuesja jonë luajti me këtë formacin: Strakosha, Veseli, Dermaku, Gjimshiti, Ismajli (’89 Kumbulla), Trashi, Gjasula, Bare (’89 Selahi), Abrashi, Cikalleshi (’76 Roshi), Manaj.