Shqipëria ka pësuar humbjen e radhës në ndeshjen e dytë të vlefshme për eliminatoret Euro 2017 në futboll për femra U-19.
Vajzat kuqezi u mposhtën me rezultatin e thellë 9-0 nga Serbia. Skuadra e Stojkanoviç zhvilloi një lojë mjaft të mirë ku arriti të shenoje 9 herë në portën e Raxhimit, e cila nuk mundi të bënte me shumë përballë kundër sulmeve të shpeshta të serbëve. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 2-0, ku skuadra serbe, realizoi nga pika e bardhë më Misheljiç në minutën e 25’ të takimit, për të vijuar me pas me golin e dytë të Savanoviç (29’) dhe 7 të tjerë në fraksionin e dyte te ndeshjes.
Në dy ndeshje të zhvilluara, Shqipëria ka regjistruar humbje ndaj Skocise dhe Serbisë. Ndërkohë pret ditën e hëne në “Selman Stërmasi” Qipron, e cila po ashtu është mundur sot në “Niko Dovana”, nga Skocia me rezultatin 8-0.
Ndeshjet e luajtura sot
Grupi 4
Serbi – Shqipëri 9-0
Golat:Misheljiç 25′, Savanoviç 29′, Filipoviç 71′,86′, 87′, Ivanoviç 81′, 88′, 90’+4′, Kovaçeviç 83′.
Skoci – Qipro8-0
Golat:Gallacher 33′, 61′, Whyte 56′, 66′, Brown 64′, Boyce 69′, Cornet 80′, Kerr 81′.
Renditja
Skocia 2 0 0 19-0 6
Serbia 2 0 0 12-0 6
Qipro 2 0 0 0-11 0
Shqipëria 2 0 0 0-20 0

















