“Euro 2017”, U-19, Zeka dopietë Gjermanisë, por nuk mjafton - FSHF

“Euro 2017”, U-19, Zeka dopietë Gjermanisë, por nuk mjafton

Kombëtarja U-19 është mposhtur me rezultatin 3-2 në “Selman Stërmasi” nga Gjermania. Pavarësisht kualitetit të kundërshtarëve, djemtë e Bellait zhvilluan një ndeshje të mire ku arritën të realizonin dy herë në portën e Schubert.

Gjatë fraksionit të parë, miqtë e nisin vrullshëm duke shënuar tre gola me anë të Kohlert, Shipnoski dhe Baku.

Në pjesën e dytë janë kuqezinjtë tanë që rikthehen më në formë duke rrezikuar disa herë zonën e gjermanëve, ku arrijnë të finalizojnë me sukses me anë të Zekës.

Berisha fiton një penallti në minutën e 78’, të cilën e konverton në gol Agim Zeka. I cili më pas shënon dhe të dytin në minute e parë shtesë. (90’+2’).

Shqipëria tenton dhe në minutën e mbetur të shtesës për të barazuar shifrat por nuk ja del, duke mbyllur takimin në favor të Gjermanisë 3-2.

Ndërkohë Irlanda ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-0 Gjilbratarin në “Niko Dovana”. Kjo është fitorja e dytë e regjistruar nga Irlandezët qe pozicionohen ne vendin e dytë në tabelë me 6 pikë, po aq sa dhe vendi i parë Gjermania.Shqipëria ndodhet në të tretin me 0 pikë, po aq sa dhe Gjilbratari që nodhet në fundin e tabelës.

Ndeshjet e zhvilluara sot

Gjermani – Shqipëri 3-2 Golat: Kohlert 8′, Shipnoski 33′, Baku 45’+1’/ Zeka 78′, 90’+2′.

Irlandë – Gjilbratar 5-0 Golat: Hale 21′ , Kinsella 36′, Leahy 79′, 90’+1′, Barret 84′.

Renditja

1 Gjermania U19 2 6 2 0 0 8 2 6

2 Irlanda U19 2 6 2 0 0 6 0 6

3 Shqiperia U19 2 0 0 0 2 2 4 -2

4 Gjibraltari U19 2 0 0 0 2 0 10 -10