Etika, hetim për Turbina-Pogradeci - FSHF

Etika, hetim për Turbina-Pogradeci

Federata Shqiptare e Futbollit njofton median dhe opinionin sportiv se ndeshja Turbina-Pogradeci, e vlefshme për javën e 27-t dhe të fundit të kampionatit kombëtar të Kategorisë së Parë e mbyllur me rezultatin 8-3 do të jetë objekt i hetimit të Komisionit të Etikës.Ky institucion, pasi të ketë siguruar provat e nevojshme, do të mblidhet për të gjykuar në lidhje me këtë ndeshje të dyshuar për trukim.


Duke kontrolluar karten...