Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka zhvilluar sot në orën 11.00 mbledhjen e rradhës, në drejtimin e Presidentit Armand Duka. Institucioni më i rëndësishëm i FSHF, në periudhën mes dy Asambleve, ka miratuar datat dhe kalendarin e Kampionateve Kombëtare të Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë, Kategorisë së Dytë, i Moshave U-17 dhë U-19 për edicionin e ri 2015-2016. Gjithashtu është miratuar skema e organizimit dhe data e zhvillimit të ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë. Gjithashtu është përcaktuar edhe data e zhvillimit të finales së Superkupës së Shqipërisë për edicionin e ri, e cila do të zhvillohet më datë 16 gusht 2016.
Është vendosur gjithashtu që për kategoritë e moshave U-17 dhe U-19, në edicionin e ri futbollisti të organizohet edhe Kupa e Shqipërisë. Komiteti Ekzekutiv i FSHF, ka miratuar gjithashtu edhe një fond ndihme financiare për Komitetin Olimpik Special Shqiptar, që do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike për këtë kategori.

















