Enea Jorgji, vlerësohet teknikisht nga UEFA - FSHF

Enea Jorgji, vlerësohet teknikisht nga UEFA

Enea Jorgji, gjyqtari shqiptar i UEFA-s, nga Kolegjiumi i Elbasanit, është ngjitur një kategori më lart në vlerësimet që organizmi më i lartë i futbollit europian bën për gjyqtarët e saj. Ai është ngjitur nga kategoria e tretë në të dytën, ç’ ka përbën një vlerësim për nivelin e tij të gjykimit. Enea Jorgji, është gjyqtar i UEFA-s prej 5 vjetësh. Prej dy vitesh, ai ka qenë në vëzhgimin e specialistëve të saj të gjykimit, për të marrë këtë vlerësim. Gjatë vitit 2015, ai ka drejtuar 7 ndeshje ndërkombëtare.

Edhe një herë, më parë një gjyqtar shqiptar ka prekur këtë kategori dhe ky ka qenë Lorenc Jemini, që tani është në kategorinë e tretë. UEFA, ka katër nivele renditjeje për gjytarët. Niveli i parë i gjyqtarëve është “elita”, e cila ka gjithsej 29 arbitra nga e gjithë europa. Pastaj vijnë me rradhë, “kategoria e parë”, “kategoria e dytë” dhe “kategoria e tretë”.