Gjyqtari shqiptar i FIFA-s Enea Jorgji, është thirrur nga UEFA të gjykojë në ndeshjet finale, të Kampionatit Europian të Futbollit, që zhvillohet në Hungari nga data 19-31 korrik. Jorgji do të gjykojë sot takimin Austri – Izrael, që do të zhvillohet në orën 18.00. Ky takim do të transmetohet drejtëpërdrejtë, nga kanali I njohur Eurosport. Pjesëmarrja në një aktivitet të përmasave të tilla është një vlerësim për arbitrimit shqiptar.
Përveç skuadrave të mësipërme në këtë turne marrin pjesë edhe kombëtaret u-19 të Gjermanisë, Serbisë, Hungarisë, Portugalisë, Bullgarisë dhe Ukrainës.

















