Emisioni i 23-të i “Në Shtëpinë e Futbollit”, në fokus ndeshja Poloni – Shqipëri dhe aktiviteti i Kombëtareve - FSHF

Emisioni i 23-të i “Në Shtëpinë e Futbollit”, në fokus ndeshja Poloni – Shqipëri dhe aktiviteti i Kombëtareve

Emisioni i 23-të i “Në Shtëpinë e Futbollit” u transmetua në FSHF TV, nën moderimin e Lenida Halilaj. Të ftuar në studio ishin gazetari dhe komentatori sportiv, Ylli Aga dhe moderatorja e njohur, Hygerta Sako.

Emisioni nisi me diskutimin për ndeshjen Poloni – Shqipëri që do të zhvillohet më 26 mars në Varshavë. Të ftuarit analizuan rëndësinë e këtij takimi për kuqezinjtë dhe pritshmëritë për paraqitjen e Kombëtares në këtë sfidë të rëndësishme.

Në fokus ishte edhe lista e publikuar nga trajneri Silvinjo, ku u diskutuan mungesat, rikthimet dhe risitë në përbërjen e ekipit. Në emision u transmetua edhe një intervistë e mbrojtësit Bujar Pllana për FSHF TV.

Më tej, u analizua edhe lista e Kombëtares së Polonisë, mungesat dhe gjendja aktuale e skuadrës, ndërsa u diskutua edhe për konferencën për shtyp të trajnerit Jan Urban, i cili foli për përballjen ndaj Shqipërisë.

Gjatë emisionit u sollën edhe statistikat e përballjes së fundit mes Polonisë dhe Shqipërisë në Varshavë, në mars të vitit 2023, ndërsa për FSHF TV u transmetua edhe një intervistë e sulmuesit Nedim Bajrami.

Një tjetër temë e diskutuar ishte edhe ecuria e Kombëtares nën drejtimin e Silvinjo, nga ndeshja e parë ndaj Polonisë deri në momentin aktual, duke analizuar bilancin e fitoreve, barazimeve dhe humbjeve.

Gjithashtu, u fol edhe për tifozët shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Varshavës për të mbështetur Kombëtaren, si dhe për rregullat dhe udhëzimet që duhet të ndjekin gjatë qëndrimit të tyre në Poloni.

Në vijim të emisionit u diskutua edhe për Kombëtaren U-21 dhe ndeshjen miqësore ndaj Uzbekistan, ku në listën e publikuar ka edhe gjashtë risi.

Në fund të emisionit u fol edhe për Kombëtaren U-19 dhe turneun zyrtar ku po merr pjesë, duke analizuar ndeshjet dhe kalendarin e skuadrës kuqezi.


Duke kontrolluar karten...