Emanuele Ndoj do të mungojë ndaj Estonisë U21 - FSHF

Emanuele Ndoj do të mungojë ndaj Estonisë U21

Mesfushori i kombëtares U21 Emanuele Ndoj që aktivizohet në Itali, me ekipin e Breshias do të mungojë në ndeshjen e parë zyrtare për Eliminatoret e Kampionatit Europian në grupin e dytë, Shqipëri U21 – Estoni U21  datë 12 qershor ora 20:00 e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Mungesa e Ndojit vjen për shkak të një dëmtimi gjatë seances stërvitore, stafi mjekësor i ka komunikuar trajnerit Bushi që futbollisti i tij nuk është në gjendje për tu aktivizuar në këtë përballje zyrtare.
Kujtojmë hyrja në stadium për të mbështetur përfaqësuesen tonë do të jetë falas.