Emanuela Rusta është promovuar si gjyqtare në Kategorinë Elitë të arbitrimit të vajzave të UEFA-s, duke filluar nga dhjetori i vitit 2025. Ky promovim historik e bën Rustën gjyqtaren e parë shqiptare që arrin nivelin më të lartë të arbitrimit europian në futbollin e vajzave.
Ky është një moment shumë i rëndësishëm për arbitrimin shqiptar dhe një vlerësim i punës, përkushtimit dhe profesionalizmit të treguar ndër vite nga Emanuela Rusta në arenën ndërkombëtare.
Më herët, në qershor 2023, Rusta u bë gjyqtarja e parë shqiptare që u promovua në Kategorinë e Parë të UEFA-s, hap që i hapi rrugën arbitrimit të ndeshjeve të nivelit më të lartë europian, përfshirë fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për vajza të UEFA-s, si edhe drejtimin e ndeshjeve të superiores për djem në Shqipëri.

















