Elite Round, kuqezinjte munden nga çekët - FSHF

Elite Round, kuqezinjte munden nga çekët

Shqipëria, ka humbur edhe në ndeshjen e tretë për eliminatoret e Kampionatit Europian Grupi i 4, në Elite Round. Ndeshja kundër vendasve të Republikës Çeke, nuk kishte asnjë interes kualifikimi për të dyja skuadrat. Kuqezinjtë U-17, janë gjendur brenda 10 minutave në dizavantazh. Ka qenë Çerny, ai që ka shënuar në portën e Kastratit. Ka tentuar të reagojë ekipi i drejtuar nga Mutedanagiç por pa arritur dot të konkretizojë. Në minutën e 40, ka qenë Maçek ai qe ka shenuar golin e dyte dhe kështu ndeshja praktikisht është mbyllur. Megjithë përpjekjet e skuadrës tonë, deri në fund të ndeshjes nuk ka patur ndryshim rezultati. Shqiperi pëson humbjen e trtë pas asaj 2-1 me Italinë dhe 1-0 me Anglinë, duke u renditur e fundit të grup.

 

Nga grupi i katërt eliminator i (Elite Round) është kualifikuar Anglia që në ndeshjen e fundit ka mundur 2-1 Italinë.