Eliminatoret U-19, humbje në limit me Austrinë - FSHF

Eliminatoret U-19, humbje në limit me Austrinë

Kombëtarja shqiptare U-19 e ka nisur me humbje minimale aventurën e saj për eliminatoret e Kampionatit Europian. Aktiviteti zhvillohet në Tbilisi, të Gjeorgjisë. Sot kuqezinjtë e rinj, të drejtuar nga Arjan Bellai, humbën kundër Austrisë me rezulatin 2-1. Kundërshtarët, ishin të parët, që shënuan me autor Posch, që në minutën e katërt të ndeshjes. Pavarësisht goditjes, skuadra jonë reagoi mirë dhe arriti që të barazonte me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 49 me autor kapitenin Toli. Në minutën e 83, një futbollist austriak, Laimer merr kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë skuadrën e me 10 futbollistë. Si të mos mjaftonte kjo, në minutën e 90, Fila ndëshkohet me karton të kuq dhe Austria mbetet me 9 futbollistë. Dhe pikërisht, atëherë kur askush nuk e priste, në minutën e 95, kapiteni kundërshtar Krainz, shënon golin e fitores për austriakët dhe ndeshja mbyllet 2-1 në favorin e tyre. Në ndeshjen tjetër në grup Uellsi, mundi organizatorët e turneut, gjeorgjianët 3-0.