Eliminatoret U-19, fitore ne ndeshjen e fundit - FSHF

Eliminatoret U-19, fitore ne ndeshjen e fundit

Kombëtarja U-19, ka fituar kundër Uellsit në zhvilluar ndeshjen e saj të fundit për eliminatoret e Kampionatit Europian. Skuadra e drejtuar nga Arjan Bellai, bënte pjesë në grupin e 8, sëbashku me Austrinë, Uellsin dhe vendasit e Gjeorgjisë. Kuqezinjtë, dolën shpejt në avantazh me anë të Zenunit në minutën e dhjetë. J.Thomas ka barazuar për Uellsin në minutën e 34. Por barazpesha ka zgjatur vetëm dy minuta, teksa Zenuni shënoi përsëri duke mbajtur Shqipërinë në avantazh. Në minutën e 42, ky avantazh bëhet edhe më i thellë, kur Krasniqi shënon golin e tretë. Uellsianët shënuan në minutën e 50 edhe një gol tjetër me anë të G.Thomas dhe deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar.

“Të vjen keq për atë që ka ndodhur, sepse me paraqitjen që dhamë në fushën e lojës, duhet të ishim kualifikuar. Goli i minutës së fundit kundër Austrisë, teksa kundërshtari luante me 9 lojtarë na ka rënduar shumë. Por këto janë gjëra që ndodhin në futboll dhe sidomos në mosha të tilla. Duhet të punojmë shumë në pjesën taktike të lojës”-deklaroi pas ndeshjes së fundit trajneri Arjan Bellai.

Në ditën e parë Shqipëria humbi ndaj skuadrës më të fortë të grupit, Austrisë që u rendit e para me 7 pikë. Kombëtarja e Shqipërisë humbi 2-1 megjithëse në 12 minutat e fundit të lojës austriakët luajtën me 9 futbollistë, ndërkohë që shënuan në castet e fundit të ndeshjes. Në ndeshjen e dytë përballë Gjeorgjisë skuadra nuk arriti të merrte pikë, teksa u mund me rezultatin e ngushtë 1-0.

Në turin elite Raund, u kualifikuan Austria me 7 pikë dhe Gjeorgjia me 4 pikë. Ato barazuan pa gola në ditën e tretë. Shqipëria zurin vendin e tretë, ndërsa Uellsi të katërtin.

Ndeshjet

Datë 12.11.2015

Austri – Shqipëri 2-1

Gjeorgji – Uells 0-3

Datë 14.11.2015

Shqipëri – Gjeorgji 0-1

Austri – Uells 2-0

Datë 17.12.2015

Uells – Shqipëri 2-3

Austri – Gjeorgji 0-0

Renditja:

Austria 3 2 1 0 4-1 7

Gjeorgjia 3 1 1 1 1-3 4

Shqipëria 3 1 0 2 4-5 3

Uellsi 3 1 0 2 5-5 3