Kombetarja shqiptare U-19 per femra, ka humbur sot paradite ne Austri edhe ndeshjen e saj te dyte per eliminatoret e Kampionatit Europian te kesaj kategorie. Vajzat e drejtuara nga trajneri Nevil Dede, u munden nga Skocia me rezultatin 4-2. Pjesa e pare u zhvillua e forte dhe me mjaft emocione. Nuk munguan golat dhe rastet e shumta per shenim dhe ajo u mbyll 3-2 per skocezet. Ekipi yne kombetar shenoi dy here me ane te Ambra Gjergjit dhe Esmeralda Franja. Ne pjesen e dyte skocezet shenuan edhe nje gol tjeter duke fiksuar edhe rezultatin perfundimtar te kesaj ndeshjeje. Takimi u zhvillua ne oren 11.00 dhe ishte i dyti per skuadren tone kombetare U-19 per femra, pas atij te luajtur kunder Austrise pardje. “Ne pergjithesi ishte nje ndeshje e mire dhe mjaft e luftuar nga ana e vajzave tona. Natyrisht, Skocia eshte nje kundershtar i forte por sot vajzat, kane dhene me te miren e tyre ne fushe dhe meritojne note pozitive”- ka deklaruar pas ndeshjes per faqen zyrtare te FSHF, trajneri Nevil Dede. Ndeshja e trete per ekipin tone ekipin tone, do te luhet me date 20 shtator, kunder Ukraines.

















