Eliminatoret, Shqipëria U-19 (f), renditet në fund - FSHF

Eliminatoret, Shqipëria U-19 (f), renditet në fund

Shqipëria U-19 për femra ka humbur 1-3 edhe ndeshjen e tretë në grupin e 11 eliminator kundër Ukrainës të luajtur sot pasdite në orën 17.00, në Austri. Ndeshjet e ditës së tretë dhe të fundit janë zhvilluar sipas programit në të njëjtën orë, ku mikpritëset e Austrisë u përballën me Skocinë dhe Shqipëria me Ukrainën. Pjesa e parë, ka qenë tepër intensive dhe ukainaset kënë kërkuar me këmbëngulje avantazhin. Por loja e vajzave kuqezi, ka qenë luftarake dhe ato dhe portierja Brahimi, kanë zbrapsur aksionet e kundërshtareve. Por kjo ka zgjatur deri dy minuta përpara fundit. Sepse Budaieva në minutën e 43 dhe më pas Polyukhovych në minutën e 46, kanë shënuar dy gola rradhazi duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0-2 në favorin e tyre.

Në pjesën e dytë, kërkojnë të ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes por kundërshtari duket më i freskët. Shevchuk në minutën e 67 shënon edhe golin e tretë për ukrainaset dhe ndeshja shkoi drejt një fitoreje të pastër për to. Por vajzat tona nuk janë dorëzuar deri në fund, teksa Behluli ka shënuar në minutën e 91 golin e vetëm për përfaqësuesen shqiptare. Përfundimisht 1-3. Ndërkohë Skocia mundi 1-2 Austrinë dhe u rendit e para në grup. Të dyja këto skuadra do të luajnë në Elite Round. Ja rezultatet e ndeshjeve dhe renditja në grupin e 11 eliminator:

Dita e parë (15 Shtator):

Skoci – Ukrainë                                  3-2

Austri – Shqipëri                                  8-1

Dita e dytë (17 shtator):

Skoci – Shqipëri                                  4-2

Ukrainë – Austri                                  0-1

Dita e tretë (20shtator)

Austri – Skoci                                     1-2                  

Shqipëri – Ukrainë                              1-3

Renditja e Grupit 11:

      Skocia             3          3          0          0          9-5       9

        Austria            3          2          9          1         10-3     6

        Ukraina           3          1          0          2          5-5       3

      Shqipëria         3          0          0          3          3-14     0

Dita e parë (15 Shtator):

Skoci – Ukrainë                                  3-2

Austri – Shqipëri                                  8-1

Dita e dytë (17 shtator):

Skoci – Shqipëri                                  4-2

Ukrainë – Austri                                  0-1

Dita e tretë (20shtator)

Austri – Skoci                                      1-2                  

Shqipëri – Ukrainë                              0-2


Duke kontrolluar karten...