Eliminatoret, publikohet lista e U-21 - FSHF

Eliminatoret, publikohet lista e U-21

Trajneri i ekipit kombëtar shpresa, Redi Jupi, do të nisë nesër përgatitjet për dy ndeshjet e rradhës, që do të zhvillojë për eliminatoret e Kampionatit Europian U-21. Shqipëria do të luajë më 12 nëntor kundër Portugalisë në orën 18.15 (17.15 me orën lokale) në Auroca Muncipal Stadium të Portos. Ndërsa katër ditë më vonë kuqezinjtë U-21, do të presin në “Elbasan Arena”, Lihtenshtejnin në orën (18.00).

Për këto dy takime trajneri Jupi, do ta grumbullojë ekipin më 8 nëntor në Portugali, ndërsa një ditë pas ndeshjes ai do të kthehet në Shqipëri, ku do të akomodohet si gjithmonë, në Hotel “Dyrrahu” në Durrës për tu përgatitur për ndeshjen tjetër, që do të zhvillohet në Shqipëri. Më datë 14 nëntor në orën 11.00, drejtuesi i pankinës së 21-vjeçarëve do të japër një konferencë për shtyp.

Portier: Thomas Strakosha, Aldo Teqja

Mbrojtes: Silvester Shkalla, Herdi Prenga, Bruno Lulaj, Mergim Vojvoda, Erion Hoxhallari, Erdis Gurishta

Mesfushor:Qazim Laci, Ron Broja, Endri Cekici, Kejdi Bare, Damian Gjini, Enis Gavazaj, Jurgen Bardhi

Sulmues: Milot Rashica, Liridon Latifi, Myrto Uzuni, Fiorin Durmishaj