Eliminatoret e Europianit U-21 / Shqipëria mundet nga Anglia - FSHF

Eliminatoret e Europianit U-21 / Shqipëria mundet nga Anglia

Kombëtarja shqiptare U-21 ka zhvillua sot në “Elbasan Arena” ndeshjen e radhës në eliminatoret e Kampionatit Europian U021 ndaj Anglisë U-21. Trajneri i kuqezinjve, Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion: Simoni, Ndrecka, Kalaj, Selmani, Mitaj, Marku, Çelhaka, Ismajlgeci, Cara, Dobra, Tuci.

Pjesa e parë është e balancuar me Shqipërinë që arrin të përballojë me sukses Anglinë, një nga ekipet më të forta në Evropë për këtë grup-moshë.

Në minutën e 14-të tekniku Bushi detyrohet të bëjë një zëvendësim të detyruar pasi Tuci ka probkeme fizike dhe detyrohet të lërë fushën e lojës, duke i lënë vendin Eljon Toçit.

Më nisjen e pjesës së dytë, Anglia gjen golin e avantazhit me anë Balogun që përfiton nga një gabim i joni dhe shënon në minutën e 47-të.

Goli duket se liron anglezët që në minutën e 51-të dyfishojnë shifrat me anë të Jones. Kuqezinjtë përpiqen të reagojnë dhe krijojnë disa raste por pa sukses. Anglia gjen edhe golin e tretë në minutën e 62-të me anë të Balogun. Në minutën e 67-të del nga loja i dëmtuar portieri Simoni pas një tjetër dëmtimi, duke u zëvendësuar nga Puja, teksa në lojë hyn edhe Syla në vend të Ismajlgecit. Në minutat e fundit trajneri Bushi bën edhe dy zëvendësime të tjera duke hedhur në fushë Bebeqizin dhe Mehmetllarin, por rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund dhe Anglia fiton 3-0.

Pas 7 ndeshjesh Shqipëria mbetet në kuotën e 9 pikëve në vendin e 4-t në Grupin G.

 

 

Eliminatoret e Europianit U-21

Shqipëri – Angli                0-3

Golat: 47′, 62′ Balogun, 51′ Xhons

 

SHQIPËRI U-21: Simoni, Ndrecka, Kalaj, Selmani, Mitaj, Marku, Çelhaka, Ismajlgeci, Cara, Dobra, Tuci.

Trajner: Alban Bushi

ANGLI U-21: Bursik, Livramento, Colwill, Hawood-Bellis, Johnson, Gamer, Jones, Gibbs-White, Madueke, Gordon, Balogun.

Trajner: Lee Carsley


Duke kontrolluar karten...