Elbasan, kampionati i shkollave të mesme për femra - FSHF

Elbasan, kampionati i shkollave të mesme për femra

Këto ditë, në kompleksin Sportiv “AEK” të qytetit të Elbasanit, u zhvillua kampionati i shkollave te mesme per femra. Në këtë aktivitet morën pjesë katër shkolla të mesme të qytetit. Ato ishin: ”Dhaskal Todri”, ”Kostandin Kristoforidhi”, ”Nikolla Koperniku” dhe “Luigj Gurakuqi”. Në këto ndeshje u aktivizuan rreth 60 vajza. Numri i lojtareve ne fushe ishte 5+1 për cdo skuader. Ndeshjet u zhvilluan me sistem eliminimi . Një tjetër risi e këtij aktiviteti ishte se ai u gjykua nga gjyqtaret femra, të kolegjiumit të gjyqtarëve në Elbasan. Ky kampionat, u zhvillua nga Zyra Rajonale e FSHF-se Elbasan ne bashkepunim me DAR-in Elbasan dhe kolegjiumin e gjyqtareve Elbasan. Kampionatin e Shkollave te Mesme Femra, për qytetin e Elbasanit, e fitoi shkolla “Kostandin Kristoforidhi”.

Rezultatet:

“Dhaskal Todri” – “Kostandin Kristoforidhi” 1-3

“Luigj Gurakuqi” – “Nikolla Koperniku” 3-0

Në finale:

“Kostandin Kristoforidhi” (1-1) “Luigj Gurakuqi” 1-1(11 m. 5-4)

Vendi i tretë dhe i katërt:

“Nikolla Koperniku” (0-0) “Dhaskal Todri” 0-0 (11 m. 4-5)

Renditja:

1. “Kostandin Kristoforidhi”

2. “Luigj Gurakuqi”

3. “Dhaskal Todri”

4. “Nikolla Koperniku”