Elbasan, gati finalja e minifutbollit për femra - FSHF

Elbasan, gati finalja e minifutbollit për femra

Vazhdon turneu i minifutbollit për femra, që po zhvillohet në zonën e Elbasanit me pjesëmarrjen e gjashtë skuadrave nga shkollat e mesme të këtij qytetit. Ky aktivitet i organizuar nga zyra rajonale e FSHF në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore dhe Bashkinë Elbasan po shkon drejt fazës përmbyllëse. Në ditën e fundit janë zhvilluar edhe dy ndeshje të tjera ku shkolla “Luigj Gurakuqi” mundi me rezultatin 1-0 shkollën “Dhaskal Todri”, ndërkohë në ndeshjen tjetër shkolla “Kostandin Kristoforidhi” mundi thellësisht 3-0 shkollën “Vasil Kamami”. Në finale të këtij aktiviteti kanë dalë shkollat “Luigj Gurakuqi” dhe “Kostandin Kristoforisdhi”. Ajo do të zhvillohet ditën e mërkurë më datë 07.12.2016, në orën 12.30.