Elbasan, fillon turneu i shkollave të mesme për femra - FSHF

Elbasan, fillon turneu i shkollave të mesme për femra

Ka nisur më 23 nëntor në qytetin e Elbasanit, tuneu i shkollave të mesme në minifutboll për femra. I organizuar nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe Drejtorinë Arsimore të këtij qyteti. Në këtë aktivitet, i cili do të zgjasë deri më datë 7 dhjetor marrin pjesë gjashtë shkolla të mesme të qytetit, “Luigj Gurakuqi”, “Nikolla Koperniku”, “Kostandin Kristoforidhi”, “Mahir Domi”, “Vasil Kakami” dhe “Dhaskal Todri”.

Ja rezulatet e arritura në dy ditën e para të turneut:

datë 24 nëntor

“Luigj Gurakuqi” – “Nikolla Koperniku”    7-0

“Kostandin Kristoforidhi” – “Mahir Domi” 0-0

datë 25 nëntor

“Nikolla Koperniku” – “Dhaskal Todri”      0-3

“ Vasil Kamami” – “Mahir Domi”              1-0