– I urojmë mirëseardhjen sonte një të ftuari shumë të veçante, zotit Armand Duka, President i Federatës Shqiptare të Futbollit. Mund të themi njeriu që perfaqeson futbollin dhe që ka ndryshuar futbollin në Shqipëri.
– Ju falenderoj për ftesën, jam shumë i kënaqur që jam këtu me ju sot. Futbolli vazhdon të zhvillohet kudo, po ashtu edhe në Shqipëri.
– Ndeshja e nesërme Itali – Shqipëri mund të themi qëështë një event historic, pasi ështëhera e parë që kombëtaret tona ndeshen së bashku. Cilat janë emocionet që, kjo ndeshje sjell për të shqiptarët, sidomos duke kujtuar që kjo ndeshje, është edhe një ndeshje bamirësie?
-Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, që luajmë për herë të paë në Itali, sidomos duke konsideruar që kjo, nuk është vetëm një ndeshje futbolli. Luajmë edhe për bamirësi nën dritën e gjërave, që kanë ndodhur në Genova. Pavarësisht nga kjo, lojtarët duhet të jenë të përgatitur të bëjnë një ndeshje të mirë për të kënaqur të gjithë spektatorët që vijnë për të ndjekur ndeshjen në stadium por edhe ata që e ndjekin nga Tv. Italia është një skuadër e madhe, madje shpresoj që të mos luajnë shume lojtarë që luajtën dje, në mënyrë që te kemi më shumë mundësi. Përtej shakasë, të gjithë lojtarët e thirrur nga Conte janë të gjithë lojtarë shumë të mirë dhe kjo ndeshje do të jetë shumë e vështirë për ne.
–Në fakt, jo edhe aq shumë, pasi duke parë rezultatet tuaja të fundit duhet të themi se keni patur përfundime të shkëlqyera. Së fundmi, keni barazuar edhe kundër Francës.
-Në fakt, jemi të kënaqur.Ndeshja shkoi mirë, ishte një miqesore ku luajtëm mirë për afro 70 minuta lojë. Në 20 minutat e fundit, ndoshta duhet të paraqiteshim pak më mirë, pasi skuadra franceze, arriti të barazonte për fatin tonë të keq.
-Ju keni edhe nje italian në rradhët tuaja, Gianni De Biasi qe punon mire apo jo?
-Po, kemi nje marredhënie gati trevjeçare me De Biasin. Është një trajner i mirë që ka ndryshuar mjaft gjëra në kombëtaren tonë. Një njeri serioz dhe ne jemi shumë të kënaqur me punën e tij.
–Përse keni zgjedhur një trajner italian?
-Ne nuk zgjodhëm një trajner italian. Ne zgjodhëm një trajner të mirë. Në fakt nuk ka shume rëndësi kombesia. De Biasi, është një trajner i mirë, fakti qëështë italian për ne është një vlerë e shtuar, pasi Italia dhe Shqipëria janë shumë afër. Gati, të gjithë në Shqiperi, flasin italisht.
–Domethënë Italia, është në njëfarë mënyre edhe një pikë referimi për futbollin shqiptar?
-Natyrisht, siç ju thashë më parë, ne shqiptarët flasim italisht, ndjekin futbollin italian. Njohim kampionatin italian më mirë se kushdo tjetër, madje edhe se juve si gazetarë.
–Mund të na thoni,se cili është rrugëtimi i futbollit në Shqipëri? Cilat janë objektivat që doni të arrini?
-Si fillim mund të them, që për Europianin Francë 2016, jemi në një grup, shumë të vështirë. Luajmë kundër Portugalisë, Danimarkës. Në grup, ndoshta nuk jemi shume me fat nga kjo pikepamje, por shorti është short dhe ne duhet të bëjmë maksimumin për të arritur më të mirën. Objektivi ynë eshte të luajme në France, në turneun final europian. Të shohim, kemi bërë tre ndeshje deri tani, dy ndeshje e gjysëm më saktë, ku kemi fituar ndeshjen e parë në Portugali, tre pikë shumë të rëndësishme dhe më tej thuajse njësoj si në ndeshjen me Francë, kemi barazuarme Danimarkën ku morëm një gol pas minutës së ’70.
–Le të kthehemi edhe njëherë në pamjet e ndeshjes së 14 tetorit. Do të donim të dinim pikëpamjet tuaja, çfare ju ka ngelur më shumë në mendje, çfarë mund të evitohej dhe çfarë prisni nga apeli i 2 dhjetorit në UEFA?
AD
-Të them të vërteten nuk më pëlqen t’i rishikoj shpesh këto pamje. Ajo qëpërjetuam atje, ato pamje,janeshfaqje që nuk kanë të bëjnë fare me futbollin. Në atë stadium, atë natë u ofrua gjithçka, përveç futbollit.Ishin 40 minuta shumë të vështira. Njerëz që hynë në fushë duke rrahur lojtaret. Nuk kishte asnjë masë sigurie,. Ishte e pamundur të luhej në këtë mënyrë.
–Çfarë prisni nga apeli dhe çfarë dëshironi nga ky proces?
-une jam nje dner personat qe ishin atje ne fushe dhe ne stadium ate nate. Une e di se cfare ndodhi dhe si ishte situata atje. Nepermjet telekamerave nuk eshte shume e thjeshte te kuptohet se cfare ndodhi realisht, madje ndoshta ju nuk dispononi te gjitha pamjet.
–Çfare ndodhi në fakt?
-Ndodhi që une si drejtues, kur kerkova të shkoj në dhomat e zhveshjes ku ndodheshin lojtarët e mi, u gjenda i shoqëruar nga njëzetë policë dhe madje në një moment më thanë “Stop”.Pasi, sipas tyre, këtu mund të jetë në rrezik jeta juaj. Pra nëse një person i shoqëruar me njëzetë policë rrezikon jetën, imagjoni çfarë mund t’u ndodhte lojtarëve në fushë. Ishte vërtet e pamundur të luhej. Nuk di, në keni parasysh pamjet e lojtareve tanë kur hynë në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes. Katër apo pesë lojtarë tanët, ishin të demtuar dhe nuk luajtën as javën pasardhëse të kamionateve respektive.
–Ju ne vertete kerkoni nga apeli te luhet ndeshja serish apo te merrni “3-0” ne tavoline?
-Të them të drejtën, në momentet që ndodheshim në dhomat e zhveshjes menduam vetëm për jetën tonë, jo për futbollin. Ishte shumë e vështirë në atë moment të mendonim për ndeshjen. Mendonim vetëm si të ktheheshim shëndoshë në shtëpi. Të nesërmen, sërish të rikthyer në normalitet, iu kthyen edhe ne futbollit.Dua të them një gjë sinqerisht: Nuk është trepikeshi gjëja më me vlere në këtë histori. Është ama shumë e rëndësishme të krijohen kushte të barabarta për të luajtur futboll. Është e rëndësishme t’u kthejme futbollin, atyre qe e duan futbollin. Edhe nëndeshjen e djeshme (Itali –Kroaci), në stadium kishte rreth 63-64 mije spektatorë, ku shumica donin të shihnin futboll, ndërsa një grup i vogël tifozësh dhunuan ndeshjen. Por futbolli nuk është i tyre. Unë jam i bindur që edhe në Serbi, ka shume njerëz që duan një futboll të pastër dhe vetem shfaqje futbollistike.
–Çfarë mund të bëjnë Federatat në ndeshje të tilla, sipas jush?
-Të gjithë mund të ndihmojmë për të arritur këtë objektiv, Federatat, media, të gjithë sëbashku. Federatat, kanë pergjegjesi por nuk kanë mundesira të kufizuara.
–A po mendoni qe tani per ndeshjen e kthimit? mendoj se doni te jepni nje tjeter imazh te Shqiperise?
-Kemi thuajse një vit kohë. Në fakt nuk jemi në situaten më normale të mundshme dhe tifozët tanë janë më se të tronditur. Por kemi ende një vit kohë dhe do të organizojmë çdo gjë më së miri, që të tregojmë që ne e duam futbollin e vërtetë. Jo futbollin qe pame dhe jetuam ne Serbi.
-Po ndeshja e nesërme (kundër Italisë), në Genova do të luhet?
-Ne jemi përgatitur të luajmë në Genova. Nisemi në oren 17.00 nga Milano dhe shpresojmë të mbetet Genova, vendi ku do të luajmë. Edhe sipas parashikimeve të motit duket se nuk do të kete me probleme.
-E njihni Tavecchio-n?
-Personalisht ende nuk e kam takuar. Nuk e njoh nga afër, por duke qenë Presidenti i Federates Italiane, vetem respekt mund të ruaj për të. Natyrisht.
–Në mos gaboj, ka një kontrate bashkepunimi midis Federatave Italiane dhe Shqiptare, realizuar në kohën e Presidentit të mëparshëm.
-Po, e vërtetë, kemi një kontratë binjakezimi midis dy federatave, e realizuar dy vjet më parë. Në qendër hyjnë të gjitha aspektet e zhvillimit të futbollit shqiptar. Është e qartë që Federata Italiane, ka shume më shume, mundësi sesa ne për të ndihmuar..
-Ne rang lokal mund të themi se futbolli në Shqipëri nuk ishte në të kaluarën në nivelet profesionale që është sot. Si e komentoni këtë?
-Në “Kategorinë Superiore” ajo që është edhe analogia e Serisë A në Itali, sot luajnë dhjetë skuadra. Janë te gjithë profesionistë, të paguar. Jo si në Itali. Por që kanë një angazhim profesional dhe serioz.
–Sa është paga e një futbollisti në KS?
-Lojtari me i paguar ne Kampionatin tone merr rreth 100 mije euro.
–Është pakashume, sa paga e një lojtari në Serinë B, në Itali. Këto nuk janë paga të ulëta President?
-Ajo që dua të them, ështëse jo çdo gjë është çështje parash. Edhe lojtarë, që nuk marrin shume para, ajm i bindurse mund të ofrojnë një futboll shumë cilësor.
-Meë se e vërtetë, kur kujtojmë këtu disa agjente italiane që kanë “peshkuar” lojtarë shqiptare si psh. Hysaj, që tani luan me Empolin. Mund të themi bravo Empoli! Që arriti të marrë një lojtar cilesor, kur ende nuk e njihte askush.
-E vërtetë, Hysaj ështe një lojtar mjaft cilësor, por ka edhe të tjerë që luajnë në Shqipëri të cilëve, ndoshta nuk ia dini emrat.
– Me De Biasin keni marredhënie të ngushtë President? Jeni thuajse gati, për një rinovim kontrate?
– Deri tani, jam shumë i kenaqur. Të gjithë janë të kënaqur. Nëse do të benim një sondazh në Shqipëri per De Biasin, ai do të fitonte me 90% dhe nëse do të ishte kështu, nuk do të mund ta “dëbonim”. Shpresojmë, që ecuria të vazhdojë njëlloj pasi është më mirë për Shqipërinë, më mirë për ne. Më mirë për të gjithë.
– Në një grup kaq të vështirë, çfarë do të thotë për Shqipërinë të marrë pjesë në Kampionatin Europian?
– Ne nuk kemi luajtur kurrënë një Kampionat Europian apo Botëror. Nëse do të arrinim të kualifikoheshim kësaj rradhe, do të ishte një arritje historike! Ka shumë kohë që e ëndërrojmë këtë gjë, shpresojmë ta arrijmë këtë edicion. Këtë e doi gjithë populli shqiptar. Jam i bindur për një gjë: Nëse ne, do të arrinim të shkonim në Francë, do tëishim skuadra me më shume tifozë, në Europian.
–Së fundmi një pyetje mbi futbollin italian; ne themi se jemi në një moment krize. Ju që e ndiqni prej shume vitesh nga larg futbollin italian, si e shihni atë? Nëse do të kishit mundësi të ndërronit diçka në futbollin italian, çfarë do te ndryshonit?
-Nga Shqiperia është e vështirë të jepet një përgjigje pasi edhe në këtë moment, kampionati italian është më i ndjekuri. Të gjithë shqiptarët ndjekin futbollin italian. Madje jo vetëm Serinë A. Mund të them që ndoshta nuk është i njëjti futboll, me atë të dhjetë viteve më parë. Në këtë periudhë skuadrat italiane, vuajnë në Europe, nëChampions dhe nëUefa Cup. Ajo që ndoshta mund të shtoj është që Italia ka investuar në stadiume dhe infrastrukturë deri ne vitin 1990. Më pas, ka bërë pak në këtë drejtim. Pa infrastrukturë të përshtatshme, çdo gjëështë më e vështirë.se fundmi nje pyetje mbi futbollin Italian: ne themi se jemi ne nje moment krize.
-Ju që e ndiqni prej shumë vitesh nga larg futbollin italian, si e shihni? Nëse do të kishit mundësi të ndërronit diçka ne futbollin italian, çfarë do të ndërronit?
-Natyrisht Shqipëria, në krahasim me Italinëështë një realitet shumë modest, por diçka kemi bërë. Kemi arritur të modernizojmë diçka. Në vitet ’90, për fat të keq, ne vetem kemi shkatërruar atë që trashëguam, atë që ishte. Më tej, pas viteve 2000 kemi filluar të rindërtojmë por është shumë e veshtirë. Ne jemi një vend i vogël, ku për momentin luajnë futboll mbi njezetëmijë vetë.
–Sa shqiptare mendoni se do te jene neser ne stadium?
-Unëmendoj se do të ketë të paktën 3-4 mijë shqiptarë në stadium. Në Europëjetojnë shumë shqiptarë. Ne jemi rreth 3.5 mln shqiptarë në Shqiperi.Por mund te them ka po kaq shqiptarë që jetojnë jashtë Shqiperisë.
–Ju faleminderit President! Herën tjetër, do të shihemi në Tiranë.
-Patjeter. Ju pres me kënaqësi., Ju faleminderit juve.

















