Ka humbur ne miqesoren e dyte, kunder Ukraines, ekipi kombetar shpresa. Ndeshja e zhvilluar ne “Papilon Sport Center” ne Belek, ka perfunduar me rezultatin 0-2 per Ukrainen. Pjesa e pare perfundoi ne nje barazim te bardhe. Golat per ukrainasit u shenuan ne minuten e 63 dhe 89. Lojtaret shqiptare kane zhvilluar nje loje te mire perballe homologeve te forte te Ukraines, qe kane hedhur ne fushe formacionin me te mire. Lojtaret kuqezinj kane goditur dy here shtyllen dhe kane krijuar nje mori rastesh per shenim. Kontestime ka patur per menyren e gjykimit. Sipas burimeve nga stafi yne gjyqtari i ndeshjes i ka mohuar ekipit tone tre penallti qe mund ta ndryshonin rezultatin. Pavaresisht ketij fakti, loja e ekipit tone ishte e mire. Kjo ishte ndeshja e dyte miqesore, qe skuadra e drejtuar nga trajneri Skender Gega, ka zhvilluar kuadrin e minifazes pergatitore qe po zhvillon ne Antalia. Takimin e trete, ekipi yne U-21, do ta zhvilloje me Kinen, te dielen ne oren 15:00. Ne fillimin e muajit shkurt do te hidhet edhe shorti per Eliminatoret e Kampionatit Europian.

















