Ekipi shpresa, aktivitet me një djalë jetim - FSHF

Ekipi shpresa, aktivitet me një djalë jetim

I grumbulluar në resortin “Tropikal”, ekipi shpresa ka organizuar një aktivitet krejtësisht të veçantë dhe mbreslënës. Me iniciativën e trajnerit Skënder Gega, dje një djalosh jetim ka qëndruar gjatë gjithë ditës me ekipin shpresa, duke kaluar një ditë të paharrueshme me djemtë kuqezinj. Pas prezantimit me lojtarët, atij janë dhuruar uniforma e ekipit kombëtar, ku ishte stampuar edhe emri I tij Emiliano Mejdani, topi i lojës si dhe suvenirë të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Më pas, ai ka luajtur me lojtarët e ekipit kombëtar U-21, të cilët improvizuan një “ndeshje” stërvitore, ku Emiljano është vënë shumë herë në pozicion shënimi. Më pas, një fotografi me ekipin dhe stafin, ka qenë kujtimi i një dite të paharruar për të. Ai ka drekuar së bashku me lojtarët, në ambientet e grumbullimit dhe më pas është ndarë duke i uruar ekipit suksese në miqësoren kundër Rumanisë më 7 tetor. 

Duke kontrolluar karten...