Ekipet kombëtare U-17 & U-19 vajza, test miqësor në kuadër të projektit “Step by Step” - FSHF

Ekipet kombëtare U-17 & U-19 vajza, test miqësor në kuadër të projektit “Step by Step”

Ekipet kombëtare të vajzave U-17 dhe U-19 zhvilluan pasditen e sotme një ndeshje miqësore mes tyre, në kuadër të projektit “Step by Step”.

Ky test shërbeu edhe për të seleksionuar dhe për të provuar futbollistet më të mira të këtyre moshave, teksa skuadrat po përgatiten për ndeshjet e raundit të parë të Europianeve për këto mosha.

Stafet teknike të të dy ekipeve kanë mundur të shohin nga afër gjendjen e lojtareve, ndërsa procese të tilla testuese, seleksionuese dhe grumbullimesh do të vijojnë edhe në javët e ardhshme, me synimin për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze në takimet e raundit të parë.


Duke kontrolluar karten...