Ekipet kombëtare kanë planifikuar këtë muaj edhe 4 raunde grumbullimi, ku mes tyre është planifikuar që të luhet edhe një turne në Itali, me datëlindjet e vitit 2000, ku është konfirmuar edhe prezenca e ekipit kombëtar U-18, por që do të drejtohet edhe ky grup nga Erion Bogdani që drejton aktualisht skuadrën përfaqësuese të U-19.
Futbollistët e datëlindjes 2000 që do të marrin pjesë turneun “Lazio-Cup” janë lojtarë të datëlindjes së dytë që përfshihen realisht te ekipi U-19. Ky aktivitet do të zhvillohet nga data 23 deri në datë 28 maj në Cassino të Italisë me përfaqësimin edhe të Shqipërisë. Ndërkaq më herët, sipas planit vjetor të dorëzuar në sektorin e ekipeve kombëtare në FSHF, skuadra kombëtare e femrave U-19 do të ketë një tjetër grumbullim në Durrës nga datat 8 deri në 10 maj, teksa dy ditë më vonë në 12 deri në 14 maj do të zhvillojë një stejxh treditor edhe skuadra përfaqësuese kombëtare U-15 nën drejtimin e trainerit Eqerem Memushaj.
Një grumbullim radhe në Durrës do të ketë sërish edhe skuadra kombëtare U-21 nën drejtimin e Alban Bushit.
Ja edhe programi për muajin maj të ekipeve kombëtare:
• Date 8-10 Maj, grumbullim U-19 Femrat, (Durrës )
• Date 17-20 Maj, grumbullim U-15, (Durrës )
• Date 23-28 Maj, turneu Lazio Cup U-18 me datelindjet 2000, (Itali, Cassino)
• Date 14-17 Maj, grumbullim radhe U-21 (Durrës)

















