Ekipet kombëtare, ja grafiku i seleksionimeve - FSHF

Ekipet kombëtare, ja grafiku i seleksionimeve

Ekipet kombëtare, ja grafiku i seleksionimeve
Sektori i ekipeve kombëtare, në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka gjithçka gati në lidhje me seleksionimet e grupmoshave të caktuara për ekipet kombëtare. Sot ai ka bërë publik edhe grafikun me anë të të cilit do të ndiqet ky seleksionim për datëlindjet 1997 dhe datëlindjen 1999. Grafiku ka të përcaktuar qartë moshën, datat dhe zonat, që do të seleksionohen gjatë muajit janar. Këto seleksionime do të zhvillohen në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Komisioni seleksionues do te perbehet nga Bujar Kasmi, Gianni de Biasi, Paolo Tramezzani, Skender Gega, Altin Lala, Dzemal Mustedanagic dhe Redi Jupi. Në të gjitha ditët e përcaktuara nga ky grafik, seleksionimet do të fillojnë në orën 10.00. Ja cili është ai:
Datëlindja 1999:
19 janar 2015 Zona e Tiranës dhe Zona e Durrësit
20 janar 2015 Zona e Fierit dhe Zona e Korçës
21 janar 2015 Zona e Shkodrës dhe Zona e Elbasanit
22 janar 2015 Kosova
Datëlindja 1997:
26 janar 2015 Zona e Tiranës dhe Zona e Durrësit
27 janar 2015 Zona e Fierit dhe Zona e Korçës
28 janar 2015 Zona e Shkodres dhe Zona e Elbasanit
29 janar 2015 Kosova


Duke kontrolluar karten...