Egnatia nuk ia doli mbanë të kualifikohej në raundin e dytë të Champions League, pasi rrogozhinasit u mposhtën në transfertë nga Breidablik 5-0.
Pavarësisht eliminimit, kampionët e Shqipërisë do të vazhdojnë aventurën europiane në raundin e dytë të Conference League, ku do të përballen me humbësin e çiftit PFC Ludogorets 1945 (BUL) – FC Dinamo Minsk (BLR).
Ndeshja e parë do të luhet më 24 korrik, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet më 31 korrik.

















