Edicioni i tretë i kursit UEFA Goalkeeper B, FSHF organizon programin e specializuar për trajnerët e portierëve - FSHF

Edicioni i tretë i kursit UEFA Goalkeeper B, FSHF organizon programin e specializuar për trajnerët e portierëve

Federata e Futbollit organizon edicionin e tretë të kursit UEFA Goalkeeper B, një program i specializuar që synon përgatitjen e trajnerëve të portierëve dhe forcimin e një prej roleve më të rëndësishme në stafet teknike.

Kursi do të nisë në mars 2026 dhe do të zgjasë deri në shtator 2026. Pjesa e parë do të zhvillohet në auditor, ndërsa faza praktike do të realizohet në klube. Në përfundim, kandidatët do t’i nënshtrohen provimit final.

Programi do të drejtohet nga Drejtoria e Edukimit në FSHF.

Sipas rregullores, kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:

Të kenë mbushur moshën 20 vjeç.

Të paraqesin një certifikatë shëndetësore të 3 muajve të fundit.

Të mos jenë të dënuar për vepra penale apo nga Komisioni i Disiplinës.

Të posedojnë licencë të vlefshme UEFA C, minimum gjashtë muaj.

Për shtetasit e huaj kërkohet njohja e gjuhës shqipe, e vërtetuar përmes një certifikate të lëshuar nga organet kompetente.

Regjistrimet janë të hapura deri më 6 shkurt 2026. Për më shumë informacion dhe për aplikime, kontaktoni në: [email protected] .

 


Duke kontrolluar karten...