Edicioni i 8-të, Kukësi fiton “Kupën Pavarësia” - FSHF

Edicioni i 8-të, Kukësi fiton “Kupën Pavarësia”

Kukësi është shpallur fitues i “Kupës Pavarësia” në edicionin e 8-të të saj. Ky event i përvitshëm organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në kuadër të festës së Pavarësisë, është organizuar sot në stadiumin “Selman Stermasi” në Tiranë, me pjesëmarrjen e skuadrave të “Otrant” e Ulqinit, “Shkëndija” e Tetovës, “Prishtina” dhe “Kukësi”.
Në dy gjysmëfinalet e para Prishtina mposhti me rezultatin minimal 0-1 Otranton e Ulqinit ndërsa Kukësi mundi 1-3 ekipin e Shkëndisë së Tetovës.
Skuadra e Ernest Gjokës triumfoi në sfidën finale duke mposhtur Prishtinën me rezultatin 0-2 falë golave të realizuar nga Moriera dhe Lushtaku.
Për dy ekipet finaliste u shpërndanë medaljet, ndërsa u ndanë dhe tre çmime te tjera; për fituesin, lojtarin më të mirë të turneut dhe skuadrën “Fair-Play”.
Çmimet e eventit:
Fituese e “Kupës Pavarësia” – KF KUKËSI
Lojtari më i mirë i Turneut – Gentrit Bejgolli (FC PRISHTINA)
Skuadra “Fair – Play” – Shkëndija e Tetovës

Gjysmëfinalet
Otrant – Prishtina 0-1
Golat: Bejgolli
Shkëndija – Tetovë 1-3 Kukësi 
Golat: Fetahi/ Rangel, Dida, Grezda
Finalja
Prishtina – Kukësi 0-2 
Golat: Moriera, Lushtaku