Edhe vajzat e Kombëtares urojnë shqiptarët për vitin e ri - FSHF

Edhe vajzat e Kombëtares urojnë shqiptarët për vitin e ri

Edhe futbollistet e Kombëtares së femrave kanë uruar të gjithë shqiptarët për një vit të ri sa më të mbarë, më të suksesshëm që të sjellë vetëm lajme të mira për vendin, por edhe për futbollin.

Përmes mesazheve që i kanë dërguar FSHF-së, lojtare si Albina Rrahmani, Sara Maliqi, Zylfije Bajramaj, Dajana Dizdari, Endrina Elezaj, Ana Memija, Arbenita Curraj, Viona Rexhepi apo Antigona Hyska kanë shprehur besimin që viti 2021 të jetë ndryshe nga viti që lamë pas dhe që pandemia të marrë fund sa më parë.

“Po kalon dhe ky vit kaq i vështirë me pandeminë që pothuajse ndali jetën tonë normale. Shpresojmë që viti i ri të mos na vendosë përballë vështirësive dhe sfidave të tilla. Të shpresojmë që ky vit të na sjellë më shumë dashuri dhe lumturi, e mbi të gjitha shëndeti! Gëzuar të gjithëve!”, thotë kapitenia e skuadrës kuqezi Rrahmani.
Ndiqni videot më poshtë për t’u njohur me urimet e futbollisteve të kombëtares: