Ekipi kombëtar U-19, do të zhvillojë në fund të gushtit, dy ndeshje miqësore në kuadrin e përgatitjeve për Eliminatoret e Kampionatit Europian të futbollit. Pas dy ndeshjeve me Uzbekistanin, të besuarit e trajnerit Altin Lala, do të zhvillojnë në Shqipëri dy miqësore me ekipin homolog të Bullgarisë. Takimet do të zhvillohen më datë 29 gusht në orën 14.00 në Stadiumin e Pogradecit. Dy ditë më pas, do të zhvillohet edhe miqësorja e dytë por këtë rradhë në stadiumin e qytetit të Korçës në orën 11.00. Sipas Drejtorit të ekipeve kombëtare Redi Jupi: “Këto takime, do ti shërbejnë trajnerit Lala dhe stafit për të ravijëzuar edhe njëherë tjetër grupin e lojtarëve, mënyrën e lojës dhe sidomos për të përmirësuar ato dukuri negative që u vunë re në takimet e fundit me Uzbekistanin”.

















