Te dielen ne aneksin e stadiumit “Niko Dovana”ne Durres u zhvillua kupa per nder te ish futbollistit dhe njekohesisht trajner dhe mjeshter i sportit “Mustafa Saraci”, i cili nuk jeton me prej afro 3 vitesh. Ne kete turne ishin te pranishem familjaret e “Fajes” dhe shume figura te futbollit nga Durresi dhe Kavaja, Edmond Zalla, Ali Karriqi, Sulejman Maliqati, Esat Dollia, Feti Golashi, Ali Felahu, Agim Cela, Naim Dollaku etj.
Mustafa Saraçi lindi me 05 Mars1938 ne qytetin e Kavajes. Ai e nisi karrieren e tij futbollistike pikerisht ne kete qytet, ku shume shpejt u be pjese e ekipit Besa, me pas ai mbrojti ngjyrat edhe te Partizanit dhe per shume vite u be pjese e ekipit Lokomotiva te Durresit. Pas perfundimit te karrieres si futbollist , ai nuk ju shkeput per asnje moment futbollit, dhe vazhdoi punen si trajner. Ai u be trajner i ekipeve te moshave , trajner i ekipeve shpresa te “Lokomotives”, i te rinjve dhe ne fundvitet 70-te Mustafa Saraçi u be trajner i ekipit te pare te Lokomotives.
Ne kete turne moren pjese 4 skuadra te moshes U17: Teuta, Besa, “Shkendia Durres” dhe “Shkendia B” Durres. Kupen “Mustafa Saraci” e fitoi ekipi i “Teutes” me trajner z.Ilir Biturku. Kupen ekipit fitues e dorezoi Fabian Saraci.Te pranishem ne kete aktivitet ishin edhe pergjegjesi i zyrave Rajonale Dritan Babamusta, trajneri i mirenjohur durrsak dhe njekohesisht inspektor i sporteve per Bashkine Durres Edmond Zalla, Ilir Biturku Drejtor i klubit “Teuta”, si dhe pergjegjesi i Zyres Rajonale per FSHF Durres Arber Kalemi. Ky turne u organizua nga Zyra Rajonale te FSHF ne bashkepunim me Bashkine Durres, klubin “Teuta”, si dhe shoqaten e veteraneve te futbollit “Besa”. Te pranishem ishin edhe mediat, si “Ora News” dhe “Adria Net”, si dhe gazetari sportiv Bujar Qesja.

















