Durres U16. Luxenburgu fiton Turneun nderkombetar - FSHF

Durres U16. Luxenburgu fiton Turneun nderkombetar

Është mbyllur në Durrës Turneu i Zhvillimit me pjesëmarrjen e pesë skuadrave europiane. Luksemburg është shpallur fitues I Turneut pasi ka mundur në ditën e fundit edhe kundërshtarin ekatërt San Marinon me rezultatin 2-0. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola. Kështu Luksemburg arriti katër fitore në katër ndeshjet e zhvilluara dhe me meritë u shpall fitues, në “Niko Dovavan”.

Në ndeshjen e zhvilluarnë Kompleksin “Tropikal”, Shqipëria mundi Gjibraltarin me rezultatin 2-0. Me këtë fitore skuadra kuqezi U-16 u rendit në vendin e dytë në Turneun e Zhvillimitorganizuar nga UEFA, në qytetin e Durrësit, në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” dhe Resortit “Tropikal” në Durrës.

Renditja:

  1. Luksemburg 4 4 0 0 12-1 12
  2. Shqiperia 4 3 0 1 6-3 9
  3. Lihtenshtejn 4 2 0 2 1-5 6
  4. San Marino 4 0 1 2 0-7 2
  5. Gibraltar 4 0 1 1 0-7 1

Duke kontrolluar karten...