Më datë 21 Nentor 2014 në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, u zhvillua finalja si edhe ceremonia e ndarjes së trofeve, medaljeve dhe çertifikatave të ekipeve pjesëmarrës në kampionatin e parë të shkollave 9 vjeçare të qytetit të Durrësit në futboll për femra. Në finale u ndeshën ekipet e shkollave “Eftali Koçi” dhe “Nënë Tereza” dhe ndeshja përfundoi 4-1 për shkollën “Eftali Koçi”.
Në ceremonine e ndarjes së çmimeve të gjithë ekipeve pjesëmarrëse ju dhurua nga një top në emër të FSHF si dhe nga një çertifikate pjesëmarrje. Ekipeve fituese iu dhurua nga nje Kupë, një medalje dhe nga 5 Topa, po ashtu dhe nga një çertifikate dhe medalje nxënësve që u evidentuan si :
Lojtarja më e mirë e kampionatit, Xhilda Xhymerti e shkollës “Demokracia”
Lojtarja më e mirë e kampionatit, Albiona Zotkaj e shkollës “Naim Babameto”.
Golshënuesja më e mirë e kampionatit, Mirela Malaj e shkolles “Eftali Koçi”.
Portierja më e mirë e kampionatit, Xhoana Laraj e shkolles “Eftali Koci”.
Çmimi ekipi “Fair Play” u fitua nga shkolla “Albania College”.
Ekipi kampion u shpall ai i shkollës “Eftali Koçi”.
Ekipi fitues i vendit të dytë, u shpall ai i shkollës “Nënë Tereza”.

















