Ka nisur në Durrës turneu ndërkombëtar 10 ditor i futbollit “Vllaznimi Cup 2014”. Ky turne ndërkombëtar, që ka nisur më datë 26 qershor do të vazhdojë deri më 6 korrik, është i dhjeti që organizohet gjatë kësaj periudhe të vitit. Ne kete aktivitet marrin pjese rreth 138 ekipe me rreth 3700 futbolliste, drejtues klubesh dhe trajnere nga i gjithe Ballkani si: Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Shqiperia, Serbia, Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Greqia nga mosha U-11 deri ne moshen U-19 dhe femra pa kufizim moshe.

















