Më datë 17 nëntor Zyra Rajonale e FSHF Durrës në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Fëmijëve Durrës, si dhe me “Abania College” organizuan “Kampionatin e Parë të Futbollit për Vajza”, për shkollat 9-vjeçare me klasat e XIII-ta dhe të IX-ta. Në këtë kampionat morën pjesë 20 shkolla, 9-vjeçare të qytetit të Durrësit. Çdo shkollë përbëhej nga 10-12 vajza dhe ndeshjet do të luhen në minifusha futbolli (5+1), në ambientet e Kolegjit Albania, me sistem eliminimi. Kampionati do të zgjasë deri më datë 21 nëntor. Gjysëmfinalet dhe finalja, do të luhen në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit.
Të pranishëm në ceremonine e hapjes ishin trajneri i ekipit kombetar “A” për femra Altin Rraklli, përgjegjësi i Zyres Rajonale të FSHF në Durrës Kristaq Toçi, përfaqësuesi i QKF Arjan Plaku, përgjegjësi i Zyrave Rajonale të FSHF Dritan Babamusta, drejtori i shkollës së mesme sportive Artur Velaj, drejtori i akademisë së futbollit “Teuta” z. Ilir Biturku, trajneri i portiereve i kombëtares së femrave U-19 Ismail Cira, si dhe përfaqësues të Kolegjit Albania.

















