Te pranishem ne emisionin “Pa kufij”, te tre radiove publike ne Prishtine, Tirane dhe Shkup, krahas specialisteve te ndryshem ishin edhe Presidenti i FSHF Armand Duka dhe ai i FFK Fadil Vokrri. Tema kryesore ka qene pranimi i Kosova ne UEFA. Pasi eshte pyetur nga drejtuesit e emisionit Presidenti Duka ka theksuar: “Jemi te gjithe shume te lumtur per kete anetaresim. Prej me shume se nje viti, kemi qene ne nje proces intensiv pune per kete arritje te madhe. Mendoj se tani futbolli kosovar tani ka nje perspektive te shkelqyer. Ishte nje fitore dhe nje emancipim i madh”. Me pas, i pyetur nga pjestare te emisionit ai shtoi: “Sigurisht, gjerat nuk ndertohen brenda nje dite dhe ne jemi te sigurte qe ky eshte vetem fillimi i nje epoke te re per futbollin kosovar”tha nder te tjera Presidenti Duka qe u komplimentua nga te pranishmit ne emision dhe Presidenti i FFK Vokrri dhe te pranishmit ne emision per fjalimin e mbajtur ne Kongresin e 40 te UEFA-s. “Ishte nje fjalim brilant qe dha efektin e duhur tek te pranishmit, u shpreh presidenti Vokrri. Me pas eshte diskutuar ne emision ne lidhje me impaktin qe ky do te sjelle ne futbollin e Kosoves.

















