Duka dhe Basha akord per bashkepunim - FSHF

Duka dhe Basha akord per bashkepunim

Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit zoti Armand Duka ka zhvilluar nje takim me Kryetarin e Bashkise se Tiranes zotin Lulzim Basha lidhur me ndertimin e parkingut prane stadiumit Kombetar “Qemal Stafa”. 

Biseda midis dy drejtuesve ka qene konstruktive dhe e bazuar ne mirekuptimin e bashkepunimit. Ne parim Duka dhe Basha kane qene dakord qe punimet te vazhdojne per ndertimin e parkingut si nje kerkese e nevojshme, por njekohesisht te krijohen mundesi per realizimin e kushteve per zhvillimin e ndeshjeve nderkombetare te futbollit.

Prezente ne bisede ka qene edhe idea se firma qe nderton parkingun te realizoje mundesine ne zonat rreth stadiumit kombetar per akomodimin e mjeteve qe kerkojne rregullat e FIFA-s. Edhe ne kete moment perseri duhet nje aprovim i institucionit me te larte boteror te futbollit per te zhvilluar ose jo ndeshjet ne Tirane.

Ne projektin rezerve per zhvillimin e takimeve ne vendin tone mbetet rinovimi i shpejte i stadiumit “Loro Borici” ne qytetin e Shkodres.