Dorëzohen diplomat e kursit “UEFA B” - FSHF

Dorëzohen diplomat e kursit “UEFA B”

Sot paradite në Federatën Shqiptare të Futbollit u organizua ceremonia e dorëzimit të diplomave për kursin UEFA B, që sapo përfundoi. Specialistët e futbollit, të cilët për një muaj, janë trajnuar në Qendrën Stërvitore në Kamëz, kanë marrë pjesë në një takim të organizuar në sallën e konferencave të FSHF. Diplomat, u janë dorëzuar pjesëmarrësve nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF Ilir Shulku dhe anëtarit të Komitetit Ekzekutiv Bardhyl Jera. Ata i kanë uruar suksese pjesëmarrësve, në aktivitetin e tyre sportiv. “Përfundimi i këtij kursi, është një prej hallkave që duhet të plotësoni në rrugën tuaj të gjatë, drejt formimit si trajnerë. FSHF, do të vazhdojë të mbështesë gjithnjë, e krijimin e mundësive sa më të mira për kualifimin e kuadrit trajner”- theksoi, në fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku.
Kursi “UEFA B”, është një prej zinxhirit të gjatë të kurseve që organizon Sektori i Edukimit pranë FSHF. Nivele më të larta se ai, janë kurset “UEFA A” dhe “UEFA PRO”.


Duke kontrolluar karten...