Dinamo City mbyll rrugëtimin në Conference League, eliminohet nga Jagiellonia në fazën play-off - FSHF

Dinamo City mbyll rrugëtimin në Conference League, eliminohet nga Jagiellonia në fazën play-off

Dinamo City mbylli rrugëtimin në UEFA Conference League, pasi u eliminua nga Jagiellonia në fazën play-off.

Takimi i zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” u mbyll në barazim 1-1, por skuadra polake kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin 3-0, duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve.

Në ndeshjen e sotme, Dinamo City kaloi e para në avantazh me Dejvi Bregun në minutën e 68-të, ndërsa Jagiellonia barazoi në të 79-ën me Rallis.

Një rrugëtim i suksesshëm për skuadrën e drejtuar nga trajneri Ilir Daja, që eliminoi Atletic Escaldes dhe Hajduk Split për të mbërritur deri në fazën play-off, vetëm një hap larg fazës së grupeve të UEFA Conference League.


Duke kontrolluar karten...