Detyrimet, shtyhet kategoria e pare - FSHF

Detyrimet, shtyhet kategoria e pare

Federata Shqiptare e Futbollit ju ben me dije se me vendim qarkullues te Komitetit Ekzekutiv , kampionati kombëtar i Kategorisë së Parë, i planifikuar të rifillojë të shtunën datë 06 shkurt 2016 të mos zhvillohet në datën e caktuar, për shkak se klubet nuk kane shlyer te gjitha detyrimet financiare te prapambetura te njohura nga rregulloret e FSHF.

Klubet e futbollit kane afat deri ne daten 12 shkurt per te shlyer keto detyrime, ne rast te kundert do te jene pjese e shqyrtimit ne Komisionet Juridike te FSHF-se duke rrezikuar perjashtimin nga aktiviteti futbollistik.