DEKLARIMI I POLITIKËS SË LICENSIMIT TË KLUBEVE TË FSHF-SË - FSHF

DEKLARIMI I POLITIKËS SË LICENSIMIT TË KLUBEVE TË FSHF-SË

Për Federatën Shqiptare të Futbollit zbatimi i sistemit të licensimit të klubeve është
dhe mbetet një nga prioritetet kryesore të punës së saj. Është objektivi ynë që të
sigurojmë që ky sistem funksionon siç duhet dhe që i gjithë informacioni që klubet
duan, për tu pajisur me licensë është i disponueshëm për ta.
Parimet bazë të sistemit janë pavarësia dhe konfidencialiteti, kjo veçanërisht gjatë
procesit të vendim marrjes.
FSHF angazhohet të vërë në zbatim sistemin e licensimit të klubeve sipas rregulloreve
të përcaktuara (Botimi i 2018). Kryesore mbetet që klubet të kuptojnë që zbatimi i
tyre nuk ka rëdësi vetëm për të siguruar licensën por më së shumti do të ndikojë në
mirëfunksionimin e vetë klubit.
Për përmirësimin e vazhdueshëm të nivelit të shërbimeve ndaj tyre, si dhe për të
rritur efektivitetin e sistemit të licensimit, ne do të kërkojmë që klubet dhe partnerët
e jashtëm të jenë sa më pranë që të jetë e mundur dhe të përfshihen në rishikimin
vjetor të këtij procesi.
FSHF do të zbatojë një sistem menaxhimi cilësor për licensimin e klubeve dhe do të
sigurojë dhe respektojë kërkesat e përcaktuara nga Standarti i Cilësisë së Licensimit
të Klubeve (botimi 2018).
FSHF siguron që të gjithë njerëzit, të përfshirë në sistemin e licensimit të klubeve
janë të trajnuar siç duhet dhe plotësisht të ndërgjegjshëm për detyrat e tyre.
Gjithashtu, të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë sistem duhet të veprojnë në
mënyrë etike dhe të respektojnë vlerat bazë të konfidencialitetit dhe pavarësisë.
FSHF do të kërkojë vazhdimisht që përmes procedurave të arrijë:
● Plotësimin e minimumit të kërkesave të parashtruara në Rregulloren e
Licensimit të Klubeve.(Botimi 2018)
● Garantimin dhe ruajtjen e sekretit të klientit.
● Garantimin e paanshmërisë së organeve vendimarrëse dhe stafit.
● Garantimin e marrjes së veprime parandaluese për shmangien e problemeve.
● Garantimin e trajtimit me efiçensë të opinioneve, sugjerimeve dhe ankesave
të klubeve.
Duhet të sigurojmë më tej që të gjithë ata që janë përfshirë në sistem të marrin
informacionet e nevojshme, të trajnohen dhe ndërgjegjësohen për detyrat e tyre.
Bashkëpunimi, ndihmesa si dhe marrja në konsideratë e ankesave dhe sygjerimeve të
klubeve do të mbetet një nga detyrat tona më të rëndësishme. Do të punojmë për
përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit duke përdorur metoda dhe shembuj nga
homologët tanë në federatat e tjera Europiane.
Si pjesë e misionit tonë thelbësor për promovimin, mbrojtjen dhe zhvillimin e lojës,
politika riafirmon dhe forcon angazhimin e UEFA-s për të siguruar që futbolli është një
përvojë e sigurt, pozitive dhe e këndshme për të gjithë fëmijët e përfshirë në lojë,
pavarësisht nga mosha, gjinia, seksuale orientimin, etninë dhe prejardhjen sociale,
fenë dhe nivelin e aftësisë ose aftësisë së kufizuar.
Organizimi ligjor i klubeve të futbollit, përmirësimi i komunikimit me klubet dhe
kualifikimi i stafit të tyre do të mbetet prioriteti ynë kryesor. Gjithashtu FSHF do të
fokusohet në përmirësimin e Infrastrukturës dhe arritjen e standarteve bazë të saj. Ky
objektiv bëhet i realizueshëm nëse do t’i referohemi dhe projekteve të federatës
lidhur me përmirësimin e terreneve të lojës në shumë stadiume të vendit.
ILIR SHULKU
Sekretar i Përgjithshëm
Tetor 2019.